Berisha e cilësoi Rugovën si arkitektin e Pavarësisë së Kosovës. “Nderim arkitektit të pavarësisë së Kosovës, burrit vizionar që u dha nder shqiptarëve më shumë se kushdo tjetër, pas Ismail Qemalit, shekujt e fundit, presidentit të Kosovës, Rugova”, tha Berisha Berisha ka vlerësuar lart figurën e atij që bëri që siç tha Kryeministri, bëri më shumë se kushdo tjetër për shqiptarët. “Nderojmë themeluesin e partisë së parë antikomuniste në Ballkanin e diktaturave, frymëzuesin, organizatorin e lëvizjes paqësore më të pashembullt në historinë e shqiptarëve, arkitektin e Kosovës së Pavarur”, tha Berisha. Berisha u shpreh se Rugova, së Bashku me Adem Jasharin bën të mundur që shqiptarët t’ja dalin. “Një seri kombesh pas luftërave njohën ndarje dhe copëtime, por historia fakton se vetëm ne shqiptarët ia dolëm, se ne nxorëm burra vizionarë si Rugova, komandantë legjendarë që vendosën kulme në rezistencën, heroizmin, përpjekjen për liri si Adem Jashari”, tha Berisha.