Në mbledhjen e komisionit të emergjencave të thirrur nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, përfaqësuesit e grupit të posacëm të ngritur për emergjencat në vend, Erion Brace dhe Arben Malaj shpalosën masat e PS-së për nxjerrjen e vendit nga situata e krijuar ditët e fundit. Rama nënvizoi se plani i opozitës përmban këndvështrim të gjërë larg ndikimit partiak, ndërkohë që sipas tij paraprin të sotmen dhe parashikon të ardhmen. “I gjithë ky plan përmban këndvështrim të gjërë me domosdoshmërinë për të parashikuar të sotmen dhe për ti paraprirë të nesërmen. Është vërtëtë për të ardhur keq, që në këtë sfidë të madhe ne kemi para syve sic e kanë njërëzit që përballen me vështirësitë cdo ditë, degradimin e shtetit tonë që është i papërgatitur për një situatë të tillë. Për cka u tha sot, por edhe me shkatërrimin e pronës njerëzore ne nesër i dërgojmë në Kuvend. Duhet që në mënyrë këmbëngulëse dhe të qartë ta paraqesim planin si një domosdoshmëri që nuk ka të bëjë me interesin partiak, por me interesin e vendit. Në emër të interesit të vendit ne jemi të gatshëm të votojmë cdo buxhet të vendit që shkon në adresimin e emergjencave, të votojmë cdo ndryshim që shkon në ndihmë të familjeve”, theksoi Rama. Lideri socialist duke kujtuar vëzhgimin në terren që ai bëri sot në një zonë të bllokuar të Librazhdit, ku sipas tij gjendja ishte alarmante për shkak të rrugës së bllokuar, mungesës së ilaceve dhe energjisë, bëri thirrje për një organizim të shpejtë dhe emergjent. “Duhet një organizim i shpetjë dhe emergjent në kushtet ku strukturat e emergjencës civile në vend kanë degraduar në vend vit pas viti dhe ku ligji i emergjencave bën të qartë se përgjegjësia në situata të tilla është e qeverisë dhe është shkelur në mënyrë barbare. Duhet vëmendje edhe për kohën në vijim, ndërkohë që pasi Erion Brace të bëjë paraqitjen e një sërë masash të menjëhershme dhe Arben Malaj do paraqesë masat aftmesme ato duhet të jetësohen që sot”,- bëri thirrje Rama. Rama akuzoi qeverinë se nuk është e aftë të krijojë një plan të tillë masash, ndërsa u shpreh se kryeministri Berisha do të largojë vëmendjen nga kjo situatë me cdo kusht. Plani i masave përfshin: Identifikimi i kostove të emergjencës për mbajtjen hapur të rrugëve që lidhin komunat me njëra-tjetrën, fshatrat me njëri-tjetrin dhe fshatrat me komunat. Hapjen e rrugëve që lidhin qytetet me komunat dhe fshatrat, hapjen e rrugëve kombëtare. Kthimin në efiçencë të plotë të ujësjellësve Furnizim të menjëhershëm me ujë të qyteteve dhe komunave Furnizim të menjëhershme me barna edhe për 2 muaj, si dhe mbajtjen hapur të të gjitha qendrave shëndetësore Furnizim me veshmbathje në fshat e qytet për dy muaj Furnizim të menjëhershëm me gaz, qymyr dhe dru për 3 muaj Furnizim me ushqim në sasi të mjaftueshme edhe për 3 muaj Identifikimin e kostove për dëmet në rrugë rurale dhe kombëtare, në rrugët e brendshme të qyteteve. Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në rrjetin e kanalizimeve, të ujërave të bardha dhe të zeza. Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në shkolla në qytet dhe në fshat. Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në banesat e qytetarëve në qytet dhe në fshat. Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bagëti. Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bazën ushqimore të këtyre familjeve. Duhen alokuar grantet e planifikuara në buxhetin e shtetit për komuna dhe bashkitë në nevojë. Alokim i fondeve për ndërhyrje të menjëhershme Alokim i fondeve për ndihmën ekonomike në një masë të plotë 4 mujore. Alokim i fondeve shtesë për familjet që do bien në varfëri për shkak të dëmeve, në masë të plotë dhe të paktën për 4 muaj. Alokim i menjëhershëm i fondit të buxhetit të shtetit për ndërtimin e digave, për t’i paraprirë atyre fenomeneve që mund të ndodhin nga shkrirja e menjëhershme e borës. Alokim i menjëhershëm i fondeve operative për funksionimin e hidrovorëve dhe kanaleve kulluese. Të ndërhyhet në mënyrë konkrete dhe emergjente në terren. Ka nevojë të krijohet harta e riskut të lartë në vend, për ti dhënë status të vecantë lidhur me pagesat paraprake. Status të vecantë lidhur me garancinë shëndetësore. Status së vecantë të kompanive private dhe publike që kanë të bëjnë me rrugët dhe energjinë. Së dyti duhet një riorganizim i rrugëve lokale dhe nacionale. Ne mendojmë se mirëmbajtja e rrugëve duhet të përcaktohet qartë në buxhet. Skema e sigurimeve. Duhet të ketë një skemë sigurimesh qoftë për pasurinë dhe sigurimet publike. Fondi i kontigjencës i qartësuar për pjesën e emergjencave. Eskpertët tanë të bashkëpunojnë edhe me ekspertët e Bankës Botërore dhe ekspertë të Bashkimi Europian që kanë mundësi për financime të mëdha në funksion të investimeve sa u përket emergjencave.