Tiranë | Kryeministri Berisha: gjuha kineze të jetë gjuhë e dytë në sistem arsimor

alt

Kryeministri Sali Berisha theksoi se ligji i jep rëndësi mësimit të gjuhëve të huaja në vend. Kreu i qeverisë i cilësoi shqiptarët, poliglotë ndërsa kërkoi që kinezcja të flitet si gjuhë e dytë në vend, së bashku me spanjishten dhe gjermanishten. “Ligji i ri i arsimit parauniversitar parashikon mësimin e dy gjuhëve të huaja. Është e domosdoshme që në sistemin tonë arsimor, në përqindje të caktuara, detyrimisht të jetë gjuhë e dytë dhe mësimi i gjuhës kineze”. “Ligji rrit në mënyrë të ndjeshme autononominë e shkollave tona. I jep një pozicion të ri për rolin e prindërve dhe nxënësve për sistemin tonë arsimor, pr/ligji i kushton rëndësi të vecantë mësimit të 2 gjuhëve të huaja. Është një dimension i rëndësishëm i shkollimit të fëmijëve në Shqipëri. Shqiptarët janë poliglotë të lindur. Askush nuk ka kapacitetin për të folur me lehtësi cdo gjuhë si shqiptarët, qoftë kjo e anglosakson, e neolatin, kinez, sllav. Pikërisht këtu buron dhe pasioni i tyre për gjuhët e huaja. Ky të ishte paracaktuar me ligj. Nuk duhet harruar se shqiptarët janë frankofonë, do të hapen më shumë drejt spanjishtes dhe drejt gjuhës kineze.” Kryeministri theksoi më tej se ligji i ri vendos në themel të arsimit parauniversitar standardet më të mira të shkollimit. “Ai do ta bazojë këtë arsimim në dy disiplinat më kryesore: Gjuhën amtare dhe matematikën. Ligji krijon prerogativa për një zgjerim më të shpejtë të arsimit parashkollor”. “Shumë vite më vonë do faktohen se këto ligje sa të dobishme janë”, shtoi Berisha. Kreu i qeverisë vuri në dukje se gjatë këtyre viteve janë bërë shumë përpjekje për të konsoliduar arsimin parauniversitar, ndërsa theksoi se rrogat e mësuesve kanë shënuar rritje mbi 120%.

Advertisement