Tiranë | Kryeministri Berisha: prioritet do të jetë gazifikimi

alt

Kështu komentoi sot kreu i qeverisë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD ku foli rreth vizitës që kreu para disa ditësh në Azerbajxhan. “Përparësi për vendin tonë në 4 vitet e ardhshme do të jetë gazifikimi. Azerbajxhani do të ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim. Ne kemi zero sistem gazifikimi në Shqipëri. Por gazifikimi është kusht për Shqipërinë e zhvilluar”, theksoi Berisha në mbledhjen e grupit të PD. Më tej kreu i qeverisë bëri të ditur se ndihmë për projektin e gazifikimit do të jetë gazsjellësi Trans Adriatik që do kalojë në Shqipëri. “Investimi në Shqipëri për gazsjellësin do të jetë 1 mld dollarë. Gazsjellësi duke kaluar në Shqipëri do krijojë rrethanat që të shitet më lirë”.

Advertisement