Serbi – FMN financon me 3 miliarde euro per stabilizimin e ekonomise

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rene dakort te ndihmojë Serbinë me 3 miliardë euro, një program që do të shebeje per stabilizimin e ekonomise ne vend. Shuma në fjalë do të jepet për një periudhe 27 mujore dhe do te levrohet ne maj. “Prodhimi i brendshëm në vitin 2009, pa diskutim do të bjerë dhe ne besojmë që në 2010, prodhimi i brendshëm të qëndrojë i sheshtë, pra të mos ulet e të mos bjerë”, sipas Albert Xheger i misionit të FMN-së. Marrëveshja u bë e ditur në një konferencë për shtyp në Beograd mes përfaqësuesit të FMN dhe guvernatorit të bankës qendrore Radovan Jelasic. Pritet që qeveria serbe të rishikojë buxhetin e 2009-ës në javët që do vijnë. Programi i ri i FMN zëvendëson një hua 520 milion dollarë të dhënë në janar. Ekspertët e ekonomisë e kanë përshkruar këtë marrëveshje si një shpëtim për serbët. Në Serbi ashtu si dhe në Slloveni janë hapur dyqanet sos, me çmime shumë të ulëta të produkteve më të domosdoshme, të cilat destinohen për të papunët dhe për ata që marrin paga poshtë minimales. Pati spekulime në media, se FMN do e kushtëzonte ndihmën për Serbinë me pavarësinë e Kosovës, por dhënia e ndihmës tregon se FMN është një institucion jashtë politikës dhe merret vetëm me nevojat e mbikëqyrjen financiare të vendeve anëtare.
Advertisement