Me nje dekret të posacëm, në mbështetje të nenit 93 dhe 136, pika 1, të Kushtetutës së Shqipërisë, presidenca njofton emërimin e Zenelit në vendin vakant të këtij institucioni. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë, ndërkohë pritet që ti kalojë Kuvendit të Shqipërisë për miratim. Zeneli më parë ka gëzuar postin e kryetarit të Gjykatës së Tiranës dhe njihet si një jurist profesional.