Tiranë | Komisioni i Ekonomisë miraton “deklarimin e të ardhurave”

alt

Zv.ministri i Financave Alfred Rushaj u shpreh se do të deklarojnë të ardhurat ata persona që realizojnë 2 mln lekë (të reja) në vit. Ai u shpreh se në bazë të këtij ligji do të përpunohen 100 mijë deklarime, ndërsa shtoi se “administrata tatimore ka kapacitetet e duhura për përpunimin e këtyre të dhënave”. Po sipas Rushaj, deri në fund të muajit shtator duhet të përfundojnë deklarimet. Ndërsa përfaqësuesi i opozitës Arben Ahmetaj deklaron se në këtë pr/ligj nuk janë reflektuar propozimet e tyre, ndërsa kërkoi që ligji të shtyhet deri në 2014-2015. Në këtë pr/ligj nuk janë reflektuar propozimet tona. Administrata tatimore nuk ka kapacitete për përpunimin e të dhënave të deklarimit të të ardhurave. Pr/ligji të shtyhet deri në 2014-2015“, tha Ahmetaj.

Advertisement