Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton ka deklaruar nepermjet zedhenesit te saj se Shtetet e Bashkuara shpresojne se Irani do te luaje nje rol pozitiv ne stabilizimin e Afganistanit. Megjithate shefja e diplomacise amerikane ka bere te ditur se aktualisht nuk eshte ne plan asnje takim mes administrates amerikane dhe delegateve iraniane, me rastin e konferences mbi Afganistanin qe do te mbahet ne fund te muajit.