Sipas FMN, ekonomia shqiptare gjatë këtij viti do të rritet me vetëm 0.5 për qind ndërkohë që parashikimi i bërë nga misioni i fundit i FMN në Shqipëri ishte një rritje ekonomike në masën 1.5 për qind. Shifrat e reja jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera janë publikuar në dokumentin për parashikimet ekonomike për Botën ‘Uorld Economical, outlook’. FMN parashikon që në Shqipëri kërkesa e brendshme të mbetet e dobët, cka pasqyron rënien e dërgesave të emigrantëve, hapësirën e kufizuar fiskale dhe një kreditim më të matur nga bankat. FMN i rekomandon qeverisë shqiptare vendosjen e një rregulli fiskal të besueshëm për të ulur nivelin e borxhit publik. Sipas FMN për të nxitur rritjen ekonomike dhe produktivitetin autoritetet duhet gjithashtu të përshpejtojnë reformat strukturore dhe të përmirësojnë klimën e biznesit, sidomos duke forcuar zbatimin e kontratave dhe të drejtave të pronësisë. FMN vlerëson se politika monetare duhet të jetë lehtësuese por duke ruajtur njëkohësisht dhe objektivitin e inflacionit.