Durrës | Arrestohet djali i Gramoz Rucit

gramoz-ruci ne parlament

Burime nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bëjnë me dije se shkak i ndalimit të 28-vjeçarit është bërë gjetja e një sasie prej 1.5 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në automjetin tip “Volksvagen Tuareg” me targa TR 01 41Z që është në pronësi të babait të tij. Automjeti në fjalë ishte bllokuar nga efektivat blu të qytetit bregdetar më 27 janar gjatë një kontrolli të ushtruar në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”. Nga kontrolli i ushtruar atë ditë në makinë, policia e Durrësit gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pushkë sportive pa leje. Nga hetimet e bëra rezultoi se pushka i përkiste shokut të 28- vjeçarit, Lori Tellolli, i cili ishte së bashku me të në automjet. Nga kontrolli i dytë i imtësishëm që i është bërë makinës që drejtohej nga Ledian Ruçi, dje u gjet dhe një sasi e vogël droge që dyshohet se ishte për konsum vetjak.

Advertisement