Kryeministri Sali Berisha deklaroi se sot parlamenti voton aktin me historik e solemn ne te gjithe historine kombetare te Shqiperise qe pas shpalljes se pavaresise. Duke folur ne seancen plenare, ku pritet te miratohet protokolli i anetaresimit ne NATO, Berisha theksoi se anetaresimi i vendit ne NATO do te garantoje lirite e shqiptareve dhe do te shenoje nisjen e nje rruge te sigurt drejt se ardhmes se merituar. “Sot ne arkivojme nje nder historite me te dhimbshme te nje kombi qe ka bere nje udhe te veshtire, qe ka jetuar pushtime te gjata dhe diktatura te egra. Pavaresisht kesaj shqiptaret nuk reshten kurre ne aspiratat e tyre per liri dhe dinjitet”, u shpreh Berisha.