Tiranë | Kryeministri Berisha: shpenzimet e ministrive të jenë publike

berisha-mbledhje-qeverie-

“3 javë më parë Ministria Financave ia doli që ti bëjë transparente të gjitha të shpenzimet online, por unë kërkoj që këto të ardhura ti lexojnë gjithë institucionet në varësi të kësaj ministrie. Të bëhet gjithçka që shpenzimet të lexohen në secilën ministri”, u shpreh Berisha. Më tej ai tha se çdo akt kontrolli i kësaj qeverie dhe administrate duhet të botohet në faqen zyrtare të institucionit që e realizon. Sakaq ai shtoi se botimet në faqen zyrtare të institucioneve do bëhet e pamundura që të jenë të barazvlefshme me botimin në fletoren zyrtare, duke theksuar se natyrisht të shqyrtohet dhe të ruhet një numër në kopje të gazetës zyrtare për t’iu shpërndarë arkivave. Në këtë linjë ai tha se ueb-et e ministrive ekzistojnë por brenda 1 muaj e gjysmë në bazë të një udhëzimi do plotësohen duke u sjellë në parametra optimalë.

Advertisement