Tirane – PS apel qeverise per kartat e identitetit

Partia Socialiste sërish i ka bërë apel qeverisë për kartat e identitetit. Sipas saj qeveria ka shkelur çdo afat kontraktor për paisjen e qytetarëve me kartat e identiteti. Gjithashtu PS-ja ka bërë të ditur se nga moszbatimi i kontratës shtetit i ka kushtuar një dëm rreth 500 mijë eurosh. Ndër të tjera opozita gjithashtu shton se rreth 25% e zgjedhësve nuk kanë mundësi votimi për shkak të kartave te identitetit dhe kjo sipas saj është një shifër e konsiderueshme për çdo rezultat në zgjedhjet e qershorit. Partia Socialiste gjithahstu i bëri edhe një herë thirrje qeverisë që të pranojë skemën e opozitës për paisjen falas me kartat e identiteti të shtresave në nevojë.
Advertisement