Tiranë | Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm Ilir Metën

alt

Menjëherë pas shpalljes së vendimit të pritshëm, mbështetësit e Ilir Metës kanë shpërthyer në brohorima në mjediset e selisë së LSI-së, ku ka pritur dhënien e verdiktit edhe Meta. Gjykata e Lartë e shpalli me vendim unanim të pafajshëm Ilir Metën, duke nënvizuar se video e përgjuar nga ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti nuk provonte fajësinë e tij. Prokurorët e çështjes Meta-Prifti kishin kërkuar dënimin me dy vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë për Ilir Metën, i akuzuar për korrupsion aktiv dhe favorizimin e kompanive të veçanta për koncesionet e HEC-eve. Në pretencën e dhënë dy javë më parë, organi i akuzës e vlerësoi si origjinale videon e regjistruar nga ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, afro dy vite më parë, gjatë një bisede në zyrën e tij me ish-zëvendëskryeministrin, asohere edhe ministrin e Jashtëm Ilir Meta.

Advertisement