Tiranë | Ministri Mediu analizon punën e Ministrisë së Mjedisit për 2011

alt

Në fjalën e tij Mediu tha se, mjedisi nuk e pengon zhvillimin ekonomik të vendit, por përkundrazi e bën çdo investim të qenësishëm për sot dhe për të ardhmen. Mediu renditi si arritje të vitit 2011, rritjen e sipërfaqeve dhe zonave të mbrojtura, duke thënë se Shqipëria ka rreth 15% të territorit me status mbrojtje të veçantë. Ndërkaq ai tha se miratimi i ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve është një hap i rëndësishëm i vlerësuar në përputhje me Direktivën Europiane madje më me strikt se ligjet Europiane dhe ato të vendeve të rajonit në rastin e importit të lëndës së dytë për riciklim, si nga vendimmarrja dhe nga kontrolli. Sakaq ai vlerësoi një tjetër marrëveshje ndërkufitare që është lidhur me Malin e Zi për koordinimin e masave për menaxhimin e qëndrueshëm dhe investimet e kryera në lumin Buna dhe minimizimin e efekteve të përmbytjeve. Mediu renditi ndër prioritetet për vitin që sapo ka nisur, një sërë pikash ku përmendi ndërtimin e planit të veprimit në bashkëpunim me NGO mjedisore. “Krijimi i Fondit Mjedisor si një mundësi reale për menaxhimin më të mirë të investimeve në mjedis, zhvillimit të qëndrueshëm dhe rehabilitimit mjedisor, dhe konsolidimi i investimeve sektoriale mjedisore nga buxheti dhe donatorët”, u shpreh Mediu. Ndërkaq ministri tha se miratimi i akteve nënligjore për implementimin sa më parë të ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe ligjve të tjera të miratuara në mbështetje të mjedisit, janë prioritete kyçe për 2012-ën.

Advertisement