Kosovë | SHBA nuk do të largojë forcat nga vendi

alt

“NATO dhe në kuadër të saj edhe SHBA-ja do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë deri sa të arrijnë objektivin”, u zotua Gordon në një prononcim për “RTV21”. Duke patur parasysh situatën në Kosovë, posaçërisht në veri të saj, forca e NATO-s në Kosovë do të vazhdojë të jetë në të njëjtin nivel, rreth 7 mijë ushtarë, e në kuadër të tyre afër 1 mijë ushtarë amerikanë. “Pra, jo tërheqja por as zvogëlimi i numrit të forcave amerikane në Kosovë nuk është në axhendën dhe programin e SHBA-ve”, konfirmoi Gordon.

Advertisement