Tiranë | Kryeministri Berisha uron Totozanin për zgjedhjen Avokat i Popullit

alt

Ai e cilësoi rolin kushtetues të Avokatit të Popullit si të një rëndësie themelore në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Më tej, Kryeministri Berisha u shpreh se me zgjedhjen e zotit Totozani u përmbyll një proces i rëndësishëm, për të cilin mazhoranca kishte treguar prej kohësh gadishmëri të plotë në pranimin e kandidaturave të propozuara nga opozita në emërimin e funksionit të Avokatit të Popullit. Në vijim Kryeministri e siguroi Avokatin e Popullit për mbështetjen e plotë, nga ana e qeverisë shqiptare, të punës së këtij institucioni dhe gadishmërinë për të bashkëpunuar si në konsultimin për hartimin e legjislacionit të nevojshëm që ka lidhje me të drejtat e njeriut, ashtu edhe në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit në lidhje me problemet e konstatuara në respektimin e këtyre të drejtave. Nga ana e tij vlerësoi faktin se mazhoranca e gjerë, me të cilën u votua kandidatura e tij, e angazhon atë akoma më shumë në kryerjen e detyrës në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe larg ndikimeve politike, në interes vetëm të qytetarit. Në takim u nda i njëjti mendim në lidhje me nevojën për tu fokusuar në çështje me rëndësi themelore në respektimin e të drejtave të njëriut. Të dy bashkëbiseduesit, pasi konstatuan përmirësim në sistemin e institucioneve të vuajtjes së dënimit, theksuan nevojën për të bërë më shumë në këtë drejtim.

Advertisement