Vazhdojnë në ditën e dytë punimet e Forumit të Krans Montanës në Tiranë. Sot në forum do të diskutohet për ndikimin e procesve integruese euroatlantike në klimën e investimeve të huaja, për çështjet e sigurisë në Europën Lindore, liberalizimin e vizave dhe kontrollin e kufijve, zhvillimin e bujqësisë dhe përmirësimin e infrastrukturës rajonale dhe rrjetit të transportit ndërshtetëror në Europën Juglindore për t’u mbyllur me temën mbi aktivitetet bankare e financiare përballë krizës botërore si dhe rolin e organizatave financiare ndërkombëtare. Forumi i Krans Montanës organizohet për të katërtin vit radhazi në Tiranë.