Tirane – Rehn, aplikimi per statusin e kandidatit ne BE te behet pas zgjedhjeve

Komisioneri evropian per Zgjerimin, Oli Rehn i ka bere thirrje qeverise shqiptare qe aplikimin per statusin e kandidatit per ne BE ta beje pas 28 qershorit pasi sipas tij eshte e nevojshme qe aplikimi te behet ne nje moment te pershtatshem, kur vendi te jete ne gjendje te plotesoje standartet e kerkuara. “Ne u kerkojme vendeve qe ta konsiderojne aplikimin ne momentin kur mund te kujdesemi per anetaresimin, kur vendi te jete ne gjendje te marre persiper standartet e aplikimit. Per kete arsye keshilla ime per Shqiperine eshte: mos aplikoni para zgjedhjeve sepse do te ishte nje kercenim per stabilitetin demokratik ne vend”, ka pohuar Rehn. Komisioneri evropian ka folur gjithashtu per procesin e liberalizimit te vizave, duke saktesuar se do te realizohet vetem nese permbushen standartet e kerkuara, per te cilat Brukseli do te informohet nga ekspertet e derguar ne vendet e rajonit. “Kete vit jemi te fokusuar ne liberalizimin e vizave, kemi derguar eksperte ne vendet e rajonit dhe bazuar ne raportin e tyre BE do te marre vendimin. Liberalizimi i vizave do te behet vetem per ato vende qe plotesojne kriteret dhe keto kritere jane pasaportat biometrike dhe siguria”, ka theksuar Rehn.
Advertisement