Bosnje – Kerkohet kredi tek FMN per te plotesuar deficitet buxhetore

Pas njoftimit per nje kontraktim ekonomik ne vitin 2009 nga Banka Qendrore keshilli fiskal ne Bosnje i ka propozuar ministrit te Financave, Dragan Vrankic qe t’i kerkoje FMN-se nje kredi per te plotesuar deficitet buxhetore. Kjo procedure i ben te mundur nje shteti anetar te perfitoje nga nje pjese e kuotave te saj nga Fondi Monetar Nderkombetar per nje periudhe te caktuar per t’i bere balle nje cekuilibrimi te perkohshem te financave te saj. Qeveria boshnjake vendosi javen e kaluar te marre hua 80 milione euro nga bankat tregtare per plotesimin e nje deficiti buxhetor qe arrin vleren e me shume se 130 milione eurove, akumuluar gjate vitit te meparshem.
Advertisement