Meksike – Clinton e shqetesuar per shtimin e karteleve te fuqishme te droges

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka shprehur mbeshtetjen e SHBA-se per Meksiken ne luften kunder karteleve te droges. Clinton e cila ndodhet ne Meksike per te vizituar qytetin industrial te Monterreit ka thene se pamundesia e vendit te saj per te bllokuar kontrabanden e armeve drejt Meksikes po shkaktonte vdekjen e njerezve te pafajshem. Tete mije persona kane qene viktima te luftes mes trafikanteve gjate dy viteve te fundit. Clinton tha se shtimi i aktivitetit te karteleve shume te fuqishme te droges ne Meksike eshte problem po aq i madh per Ameriken, sa edhe per fqinjin e saj jugor. Ajo u takua me presidentin Felipe Kalderon, me te cilin zhvilloi bisedime per menyren se si duhet te luftohen kartelet e fuqishme te droges ne Meksike, si dhe kunder rritjes se madhe te dhunes ne kufirin e perbashket.
Advertisement