Sipas ministrit të ITIK-ut, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare do të ndjekë procedurat dhe do të shpallë fituesin e kësaj gare, që do të nisë në ditët e ardhshme, me të njëjtat kushte ligjore e teknike si dy garat pararendëse për 3G. Liçencën e parë 3G e fitoi Vodafone me ofertën 31.4 milionë Euro (në nëntor 2010) dhe liçencën e dytë e fitoi AMC me ofertën 15.1 milionë Euro (tetor 2011). Përdorimi i teknologjive të brezit të tretë 3G (Third Generation) nga kompanitë celulare kanë sjellë një kapacitet shumë më të lartë në transmetimin e të dhënave në telefonat e pajisjet celulare duke rritur shumë herë shpejtësinë e internetit në këto aparate. Me aplikimin e teknologjive 3G është hedhur një hap tjetër i rëndësishëm në realizimin e projektit Shqipëria Dixhitale. Tenderi për liçencën e tretë 3G, që do të çelet ditët e ardhshme, do të administrohet nga AKEP. Sipas MITIK-ut Qeveria inkurajon konkurrencën e nuk toleron situata monopolistike në treg.