I pyetur për kandidaturën e tij si President dhe nëse ai gëzon mbështetjen e Partisë Socialiste, Nano u përgjigj “Mendoni se PS ka vdekur?”. Një vëmendje kryesore ai ia kushtoi edhe përjashtimit të eksponentit të selisë rozë Kastriot Islamit. Nano u shpreh “Shpresoj që Partia Socialiste të gjejë forcat që të ndreqë gabimin, përjashtimi i Islamit është gabim fatal .” Ndër të tjera ai ka reaguar edhe ndaj zërave se ai ka kërcënuar Nikollë Lesin ku ai u shpreh se as nuk e ka kërcënuar dhe për më tepër se ka 4 vjet që nuk kontakton me të.