Tiranë | Kryeministri Berisha: energjia nuk do të ndërpritet në asnjë moment

Sunday, December 21, 2025

Në kushtet e një thatësire të pazakontë për këtë stinë, Kryeministri Berisha premtoi se do të importohet energji në mënyrë që konsumatorët të mos përjetojnë për asnjë moment ndërprerje të furnizimit me energji, siç ka ndodhur shumë vite rresht në dimër. Ai përmendi këtu miratimin e aktit normativ të qeverisë, gjatë mbledhjes së javës së shkuar, e cila autorizoi KESH-in të marrë një kredi prej 50 milion dollarësh për blerjen e energjisë. “Jemi në një situatë të jashtëzakonshme thatësire në digat e HEC-eve, ne jemi detyruar të importojmë energji sa kurrë më parë, deri më tani kemi importuar në 700 milion Kv/orë. Nuk do të ndërpritet në asnjë moment energjia”, premtoi Kryeministri gjatë mbledhjes së grupit. Ai shpjegoi se kuota e liqeneve dhe HEC-eve në vend kanë qenë në nivele tejet të ulëta dhe janë ende fare larg kapjes së niveleve optimale. Duke garantuar se vendi nuk do të ketë ndërprerje të energjisë, Kryeministri u shpreh se në rast nevoje do të modifikohet edhe buxheti i vitit 2012 për t’i dhënë zgjidhje problemit të furnizimit me energji, dhe se ajo do të blihet me çdo çmim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -