Pas miratimit në Komisionin e Ekonomisë dje, Kuvendi miratoi sot vetëm me votat e mazhorancës kandidaturën e Bujar Leskaj për postin e kreut të KLSH-së. Bujar Leskaj gjatë seancës së djeshme në Komisionin e Ekonomisë prezantoi vizionin e tij të drejtimit të KLSH-së duke deklaruar se hapi i parë i tij porsa të marrë detyrën do të jetë dorëzimi i imunitetit të kreut të KLSH-së. Leskaj tha se do të bashkëpunojë me Prokurorinë, në mënyrë që kontrollet e administratës fiskale, të tenderimit dhe dhënies së koncesioneve dhe kryerjes së privatizimeve, të jenë sa më efikase. Ish-ministri i Turizmit Bujar Leskaj, u propozua si kandidat për postin e kreut të KLSH-së nga Presidenti i Republikës Bamir Topi në 17 Nëntor.


