Kryesocialisti Rama deklaroi se dëgjesa publike për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit është një provë dalluese mes socialistëve dhe kundërshtarëve të tyre në politikë. Zoti Rama vlerësoi punën e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke nënvizuar se komisioni në fjalë ka një detyrë të vështirë. Ai e cilësoi përzgjedhjen e Avokatit të Popullit si një gur themeli për demokracinë në përzgjedhjen e figurave në strukturat e larta të shtetit. “Dje u mbajt dëgjesa publike për Avokatin e Popullit. Procesi për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit është i mirëorganizuar”, tha Rama duke shprehur besimin në punën e Komisionit. Kandidatët për Avokatin e Popullit janë 12: 1. Artur Lazebeu; 2. Besnik Dervishi; 3. Bilal Kola; 4. Blerta Kraja; 5. Dëshira Subashi; 6. Elisabeta Imeraj; 7. Ermir Dobjani; 8. Ksenofon Krisafi; 9. Igli Totozani; 10. Përparim Kabo; 11. Qirjako Qirko; 12. Sokol Hazizaj.


