Tiranë | Kryeministri Berisha në gjendje të mirë shëndetësore

Saturday, January 17, 2026

“Sot në mbrëmje kryeministri Berisha pati një gjendje lodhjeje në përfundim të fjalës së tij me rastin e 21 vjetorit të PD. Pas një konsulte mjekësore u konstatua një gjendje lipotimie (debolese), e lidhur me një virozë për të cilën kryeministri është mjekuar gjatë ditëve të fundit. Konsulta mjekësore tregoi parametra normale dhe gjendje te stabilizuar. Kryeministri Berisha është në gjendje të mirë shëndetësore dhe para largimit nga Pallati i Kongreseve konsumoi një kafe me miq dhe të ftuar dhe me pas u kthye në apartamentin e tij. Kryeministri Berisha shpreh mirënjohje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, miqve dhe të ftuarve në përvjetorin e krijimit të PD, për interesimin e treguar dhe uron dhe njëherë gëzuar festën”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -