Tiranë | Presidenti Topi dhe ish-kreu socialist Nano, ngushëllojnë familjen Zogu

Friday, January 16, 2026

Krahas tij, në familjen Zogu ka mbërritur për ngushëllim edhe lideri historik i Partisë Socialiste ish-Kryeministri Fatos Nano, i cili ka ndarë dhimbjen për ndarjen nga jeta të djalit të mbretit Ahmet Zog. Leka Zogu gjeti vdekjen mëngjesin e së mërkurës në moshën 72-vjeçare. Sipas mjekut të njohur neurokirurgut Mentor Petrela, trashëgimtari i fronit Leka i I-rë vuante nga probleme multisistemike. Ndërkaq Kryeministri Berisha në nderim të pretendentit për fronin mbretëror shpalli ditën e nesërme, ditë zie. Ceremonia e homazheve do të organizohet ditën e shtunë, nga ora 10.00 deri 12.00, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -