Tiranë | Kryeministri Berisha merr “Shqiponjën e artë” për mbështetjen ndaj biznesit

Friday, January 16, 2026

Titulli i është dorëzuar shefit të qeverisë nga përfaqësuesi i “Klik Ekspo Grup” Luan Muhametaj, i cili shoqërohej 20 përfaqësues të rreth 400 kompanive që morën pjesë në panairin e këtij viti. Zoti Muhametaj i dorëzoi Kryeministrit, “Shqiponjën e Artë” të biznesit, si dhe medaljen e “Klik Expo Grup” si anëtare e Qendrës Botërore të Panaireve, për mbështetjen e madhe dhënë bizneseve dhe organizimit të panaireve ndërkombëtare. Duke i falenderuar për vlerësimin nga ana e tij kryeministri tha se është në qendër të vëmendjes së qeverisë që ai drejton edhe ngritja e një qendre ndërkombëtare panairesh, për të mundësuar organizimin e të tilla aktiviteteve, shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. Ky qëndrim i kreut të qeverisë është vlerësuar nga përfaqësuesi i “Klik Expo Grup” dhe përfaqësuesit e bizneseve nga 20 vende të cilët thanë se tashmë janë pjekur kushtet dhe është bërë e domosdoshme ngritja e një qendre ndërkombëtare panairesh. Ata, gjithashtu, shprehën kërkesën për t`u përfshirë në programin e aktiviteteve madhore që do të zhvillohen me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, duke dhënë kontributin e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme për kombin. Nga ana e tij Kryeministri Berisha i ka siguruar biznesmenët se për mbështetjen e qeverisë së tij në realizimin e këtyre projekteve madhore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -