Shqipëri | Ulje me 8 vende në shkallën e korrupsionit

Friday, January 16, 2026

Ka qenë “Transparency International Albania” që ka publikuar këtë raport të fundit, sot në mesditë duke bërë me dije se Shqipëria ka bërë hapa prapa sa i përket korrupsionit duke lënë pas vetes vetëm Kosovën. “Shqipëria ka shënuar një ulje prej 8 vendesh në vitin 2011, dhe vlerësohet me 3.1 pikë, ndërkohë që në vitin 2010 kishte 3.3 pikë sa i takon indeksit të perceptimit të korrupsionit”, deklaroi TIA, duke saktësuar se Shqipëria është në vendin e parafundit në rajon sa i përket perceptimit të korrupsionit duke lënë prapa vetëm Kosovën. Sipas TIA-s Bosnja nuk ka pësuar ndryshime në renditje, Mali i Zi ka shënuar përparim, kurse Serbia dhe Maqedonia kanë bërë hapa prapa. Edhe këtë vit, thekson TIA, Kosova renditet e 112-ta ndërmjet 183 shteteve të tjera, mes tyre edhe Egjipti, Moldavia, Senegali, Vietnami, Algjeria. TIA nënvizon se Kosova është vlerësuar me 2.9 pikë duke u renditur më poshtë se vendet e tjera në raportin për shkallën e korrupsionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -