Tiranë | BSH ul sërish normën e interesit

alt

Me uljen e fundit norma e interesit bëhet 4.75 përqind. Lajmi u konfirmua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në një konferencë për shtyp, e para që pas rizgjedhjes në krye të BSH. Ai tha se ulja me 0.25 perqind u bë me synimin e nxitjes së aktivitetit ekonomik në vend. Lidhur me nivelin e shumëpërfolur të borxhit publik, Fullani deklaroi se është i qëndrueshëm. Megjithatë ai apeloi që të merren masa që të mbahet stabël.

Advertisement