“Duhet të urohen bashkëkryetarët, anëtarët dhe ekspertët për besimin që ata gëzojnë nga partitë e tyre në këtë punë që shpresojmë të çojë në zhvillimin e Kodit Zgjedhor. OSBE/ODIHR e ka pritur me padurim këtë ditë. Ajo përkon edhe me dy festa të rëndësishme për historinë tuaj. Është e rëndësishme që e pamë zhvillimin pas këtyre dy datave”, tha ambasadori i OSBE-së. Sipas tij, orientimet më kryesore të vendosura nga OSBE/ODIHR në dy proceset e fundit, mund të jenë baza të mira për të parë rezultatet në fillim të vitit të ardhshëm. “Ndjeva frymë bashkëpunimi për të ecur përpara dhe ne mbetemi të gatshëm për ndihmën në një fazë të caktuar. Një fillim i mirë, në një ditë të mirë për një zhvillim që ta cojë vendin përpara. Uroj që anëtarët dhe ekspertët të kenë dorë të mbarë”, e përfundoi fjalën e tij ambasadori Vollfarth.