Kryetari i PS-së, Edi Rama tha në mbledhjen e grupit kuvendor socialist se ky emër nuk i përmbahet paketës prej 10 pikash të propozuara nga e majta. “Ne jemi për një figurë jo politike në krye të KLSH-së dhe Bujar Leskaj nuk i përmbush kushtet e propozuara nga kjo forcë politike në paktin prej 10 pikash. Ndërkohë që ka një traditë që kryetarin e KLSH-së nuk e merr qeveria, po nuk propozohet asnjë një figurë politike. Bujar Leskaj jo vetëm vjen nga partia në pushtet por nuk përmbush asnjë kusht për tu votuar prej nesh”, tha Rama gjatë fjalës së tij. Sipas kryesocialistit, nëse dekreti i presidentit Topi kalon në Kuvend atëherë ky institucion nuk do të quhet më Kontrolli i Lartë i Shtetit por i pushtetit.