Menjëherë pas votimit, kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi i është rikthyer votës së 8 Majit dhe vjedhjes, që sipas tij, po vazhdon të bëhet në Fier e Gjirokastër, për ngritjen e këshillave të qarqeve. “Jam këtu për t’i thënë Bërishës se opozita do t’i qëndrojë marrëveshjes për ligjet. Por, nëse mazhoranca nuk ndal veprimet banditeske, jo vetëm që klima politike nuk do përmirësohet, por mund të përkeqësohet. Ndalni këtë klimë! Nëse këto veprime nuk ndalojnë, ju paralajmërojmë se përgjegjësia morale do jetë e juaja”, iu drejtuar Ruçi deputetëve të mazhorancës dhe drejtuesve të koalicionit qeverisës.