Itali | Qeveria e re betohet para presidentit

alt

Në betimin e bërë para Kreut të Shtetit dhe qytetarëve italian Kryeministrti Monti u shpreh se, “Betohem se do jem besnik i Republikës duke u bazuar në Kushtetutë e ligj, në interes të kombit”. Më herët Monti prezantoi publikisht edhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, ku bie në sy fakti se çështjet ekonomike i janë lënë në dorë teknikëve duke lënë mënjanë emra politikanësh. Kështu, vetë Kryeministri i ri Mario Monti, i njohur për kontributin e tij në ekonominë europiane, do të jetë edhe ministri i ri i Ekonomisë, ndërsa ministrat njëri pas tjetrit bënë betimin dhe u zotuan për detyrën e re duke shprehur angazhimin maksimal për përmbushjen e saj. Përbërja e qeverisë Monti: 1. Mario Monti, Kryeministër dhe ministër i Ekonomisë 2. Antonio Catricala, Zv.Kryeministër 3. Anna Maria Cancellieri, ministër i Brendshëm 4. Paola Severino, ministër i Drejtësisë 5. Giampaolo Di Paola, ministër i Mbrojtjes 6. Corrado Passera, ministër i Zhvillimit Ekonomik 7. Giulio Terzi di Sant’Agata, ministër i Jashtëm 8. Francesco Profumo, ministër i Arsimit 9. Lorenzo Ornaghi, ministër i Kulturës 10. Mario Catania, ministër i Bujqësisë 11. Renato Balduzzi, ministër i Shëndetësisë 12. Enzo Moavero Milanesi, ministër për Marrëdhëniet me BE 13. Elisa Fornero, ministre e Punës 14. Corrado Clini, ministër i Mjedisit 15. Piero Gnudi, ministër i Turizmit dhe Sportit 16. Piero Giarda, ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

Advertisement