Tiranë | Rama: kandidatura e Fullanit është më e gabuara

rama

Në një qëndrim zyrtar, Rama shpreh keqardhje për kandidaturën e zgjedhur nga Presidenti i Republikës për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Në qëndrimin e tij Rama shprehet se, “Në këndvështrimin e Partisë Socialiste nuk është kandidaturë e gabuar, është kandidatura më e gabuar. Mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë. Për interesin e financave kombëtare dhe të popullit shqiptar, uroj që rrjedha e rrezikshme ku kanë hyrë punët me financat e këtij populli të ndalet një orë e më parë”. Rama thekson se as Presidenti Topi bashkë me votuesit e mundshëm në Kuvend të kësaj kandidature 100% të gabuar, të mos kenë asnjë arsye të pendohen për këtë zgjedhje nga mënyra si mund të precipitojnë gjërat edhe për shkak të drejtimit e politizuar dhe të papërgjegjshëm të Bankës së Shqipërisë. Në përfundim ai ka sqaruar edhe votën e ligjvënësve socialistë në parlament: “Partia Socialiste do të votojë kundër kësaj kandidature”.

Advertisement