Sa i përket një tjetër rreziku që vjen nga rreshjet, në zonën e Nënshkodrës, ministri tha se janë vënë në dispozicion për argjinaturta dhe për masat mbrojtëse 1.2 miliardë lekë nga buxheti. Naço ka vënë theksin edhe në ndërtimin e hidrocentraleve, ku ai i Skavicës si dhe i Ashtës do të parandalojë përmbytjet pasi do të mbledh ujë të konsideruar. “Aktualisht në vendin tonë shfrytëzohen tetë hidrocentrale me fuqi mbi 5 megavat. Fuqia totale e tyre arrin në 1430 megavat. Këto hidrocentrale janë ndërtuar nga vitet 1957 deri në vitin 1985, pra kanë një kohë relativisht të gjatë në shfrytëzim dhe normalisht kanë pėsuar amortizime dhe dëmtime. Megjithatë, më duhet tė pohoj se përmbytjet nuk janë shkaktuar nga hidrocentralet”, tha Naço. Ministri ka pohuar se ndërtimi i Skavicës kërkon 500 milione euro dhe se qeveria nuk mund të përballojë të gjithë këtë shpenzim dhe një pjesë e kësaj do të jepet me koncesion.