Tiranë | KQZ nis përzgjedhjen e ekspertëve kontabël për kontrollin e financimit të partive

kqz1-300x186

Ekspertët kontabël do të kontrollojnë fondet e përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore nga të gjitha subjektet zgjedhore. Krahas procedurave të përgjithshme të ushtrimit të profesionit, ata duhet të plotësojnë dhe disa kritere shtesë që janë: të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licencuar për jo më pak se 5 vjet, të mos kenë marrë masa disiplinore, të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit, të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse dhe të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i kontrollimit. Financimi i partive politike, sidomos në prag zgjedhjesh mbetet një sfidë për politikën por edhe drejtësinë shqiptare. 

Advertisement