Shqipëri | AKBN gjobit 67 subjekte minerare

alt

Grupi i punës, i ngritur pranë këtij institucioni pasi ka shqyrtuar dokumentacionin që këto subjekte kanë paraqitur pranë AKBN-së, konstatoi disa shkelje qe lidhen me moszbatimin e ligjit minerar. 64 subjekte nuk kanë paraqitur planin vjetor të punës dhe informacionin vjetor financiar, dy subjekte u ka mbaruar afati i lejes minerare dhe nuk kanë paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore asnjë dokumentacion. Ndërsa një tjetër subjekt është propozuar revokimi i lejes minerare për shkak se që nga marrja e lejes minerare nuk ka paraqitur asnjë lloj dokumentacioni. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore bën me dije se subjektet e gjobitura, menjehëherë pasi të vihen në dijeni të këtij njoftimi duhet të fillojnë procedurat për të paguar detyrimet dhe të merren masa në mënyrë që veprimtaria minerare e tyre të jetë në përputhje me plotësimin e detyrimeve dhe kërkesave ligjore në fuqi. Njëkohësisht, AKBN bën me dije se subjektet do të jenë në vëzhgim dhe objekt i kontrolleve të vazhdueshme.

Advertisement