Tiranë | Rama prezanton programin e ri politik në Asamblenë Kombëtare

rama

“Ne do të jemi të fokusuar në më pak borxhe për brezin e ardhshëm dhe më pak barrë fiskale. Ekonomia shqiptare nuk ka dhënë asnjë shenjë përfitimi nga investimet e bazuara në borxhet. Rritja e borxhit është shkaktuar nga projekte të pastudiuara, kryesisht për efekte elektorale. Në vitin 2011, po shpenzohen 600 milionë dollarë për borxhin publik, duke bërë që shqiptarët të paguajnë borxhin më shumë se fondet publike për arsimin apo shëndetësinë. Çdo fëmijë shqiptar lind me një borxh prej 450 dollarë”, deklaroi Rama. Ai renditi pikat kryesore ku, sipas tij, qeveria e së majtës do të punojë gjatë mandatit të saj të parë qeverisës. Angazhim për 300 mijë vende pune brenda mandatit të parë qeverisës, anulimi i të gjitha koncesioneve të paligjshme, duke rikthyer transparencën në të gjitha prokurimet, ulje e kostos së jeteës për 95 % të shiqptarëve duke hequr taksën e sheshtë dhe duke aplikuar tatimin progresiv, rrjet kombëtar i grumbullimit të produkteve bujqësore, ulje e Tvsh-së për produktet bazë ushqimore, cmontim të monopolit të ushqimeve dhe karburanteve, heqje të sistemit të referencave, zgjidhje të problemit të pronës, shqipëri pa plehra dhe mjedis i pastër brenda mandatit të parë, master plan i zhvillimit të turizmit, INSTAT të kontrollohet nga Kuvendi. Duke u ndalur të punësimi, Rama tha se do të dhjetëfishohet financimi publik për punësimin. “Duhet të përmbyset sistemi i vjetër i asistencës për të papunët dhe të ndërtohet një program i ri integrimi në punë. Do të garantohet paga minimale mbi minimumin jetik duke siguruar të paktën hapjen e 75 mijë vende pune në vit”, tha Rama. Sa i takon taksave Rama tha se kush është më i pasur do të paguajë më shumë.

Advertisement