Kosovë | KFOR apelon për heqjen e barrikadave serbe

alt

Zëdhënësi i KFOR-it Frank Martin në një prononcim për Radion Evropa e Lirë bëri me dije se edhe pse janë hapur disa korsi në rrugët e Mitrovicës dhe Leposaviçit, që të çojnë përdrejt Jarinjes, ato nuk mjaftojnë pasi kushtëzojnë kalimin e automjeteve të rënda. ”Kjo do të thotë se KFOR-i nuk do të mund t”i furnizojë apo bartë trupat në ato pjesë. Ne kemi nevojë për liri të pakushtëzuar të lëvizjes për të gjithë”, tha Martin. Barrikadat serbe të vendosura përkundër vendosjes së doganierëve kosovarë në pikat e kalimit kufitar në Jarinë e Bërnjak, vijojnë të mbeten ende, duke penguar lëvizjen e lirë përdrejt kufirit verior të Kosovës, në kufi me Serbinë. Pak ditë më parë, serbët i kanë dhënë lejen e lëvizjes vetëm forcave të KFOR-it, duke mos lejuar EULEX-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Advertisement