Tiranë | Ekspertët e cilësojnë videon e përgjimit Meta-Prifti si jo origjinale

alt

Ekspertët e ngarkuar për hetimin e videos së ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta me ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti e kanë cilësuar atë si jo origjinale. Në seancën e zhvilluar sot, ata kanë deklaruar se videoja nuk e ka origjinën nga video-kamera që Prifti pretendon se e ka vendosur në zyrën e tij. Sipas tyre, “biseda është e pakuptueshme dhe është e pamundur që të jepen përfundime”. Ata kanë shtuar se ka “ndërhyrje të shumta në gjithë videon”. Ardian Olli, Ermal Beqiri dhe Artur Rrahmani janë ekspertet që riekspertuan videon.

Advertisement