Në fjalën e tij kreu i qeverisë ka sulmuar kryetarin e PS-së, Edi Rama se po përpiqet të bllokojë reformat e rëndësishme për vendin. “Rama u dënua nga qytetarët e Tiranës dhe po përpiqet të bllokojë shqiptarët. Është më mirë të ulemi të miratojmë ligjet sesa të shkruajmë vepra” është shprehur kryeministri, ndërsa ka paralajmëruar se të gjithë ata të cilët do të përpiqen të bllokojnë do të marrin përgjigjen e merituar. Gjithashtu Berisha ka premtuar se të gjitha rrugët e Shqipërisë do të asfaltohen ndërsa duke iu referuar Tropojës theksoi se në këtë rreth qeveria shqiptare ka investuar 120 miliard lekë për infrastrukturën, ujësjellësa, shkolla dhe kanalizime.