Nxenesit serbe kane mbajtur nje minute heshtje, nderkohe qe sirenat per rrezikun ajror jane ndezur ne te gjithe vendin. Kjo ka qene menyra e kujtimit te bombardimeve te NATO-s ne Serbi. Zyrtaret dhe politikanet serbe kane kritikuar kete veprim duke thene se kjo ka qene e paligjshme dhe nuk duhet te ndodhte per asnje arsye. Ndonese kane qene ne opozite keshtu mendojne edhe partite me orientim demokratik. Kryeministri Mirko Cvetkovic ka thene se bombardimet duhet te shmangeshin sepse kane qene te paligjshme. “Keto probleme duhet te ndaloheshin dhe gjerat te zgjidheshin me bisedime”, ka thene kryeministri ne mbledhjen e qeverise kushtuar kesaj ngjarjeje. Presidenti Boris Tadic eshte po ashtu i te njejtit mendim. Deputetet e Kuvendit te Serbise nuk kane punuar kete dite, ndersa ish-zedhenesi i Sllobodan Milloshevicit, zevendeskryeministri Ivica Dacic ka theksuar se ky ka qene nje krim ndaj popullit serb dhe se kjo gje mund te zgjidhej ne menyre te civilizuar.