Tiranë | Kryeministri Berisha shpall tre kandidaturat për postin e Guvernatorit të BSH

Friday, January 16, 2026

“Do të ketë shkurtime në të gjitha institucionet e vendit, përveç atyre ligjzbatuese”, theksoi kryeministri gjatë fjalës së tij. Gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri propozoi edhe emrat e kandidatëve për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. “Kandidaturat që i propozohen Parlamentit janë, guvernatori aktual i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, një bankier me eksperiencë të gjatë dhe drejtuesi i Bankës së Shqipërisë në një nga kohërat më të vështira për financat Europiane dhe Botërore. Elizabeta Gjoni, drejtuese e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, AMF që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në krijim e këtij institucioni dhe Petraq Milo një nga personalitetet e shquara të vendit, doktor i shkencave në fushën e financave”, deklaroi kryeministri. Veç 3 emrave të propozuara nga qeveria për bordin e BSH, edhe Kuvendi do të propozojë dy emra ndërsa i treti i takon vetë Bankës së Shqipërisë. Më herët gjatë mbledhjes së qeverisë duke folur për Shqipërinë dixhitale, kryeministri gjeti vend të shigjetonte në mënyrë ironike edhe lidershipin socialist Edi Rama, i cili ka shkruar së fundmi librin “Kurbani” ku flet për përvojën e tij 11-vjeçare në krye të Bashkisë së Tiranës. “Shumica shkruajnë kujtime para se të dalin në pension, është bërë dukuri e zakonshme. Edhe libri i fundit “Kur hidheshin themelet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës” është i gjinisë së kujtimeve në prag të pensionit”, u shpreh duke qeshur kryeministri. Ai vijoi më tej komentin e tij për këtë temë, duke thënë se “Shqipëria dixhitale nuk është ajo e kujtimeve, por e të ardhmes, ndaj ne duhet të investojmë tek të gjitha projektet, që 100 vjetori të na gjejë me një Shqipëri dixhitale”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -