Në total janë 15 mijë kuti votimi, ndërkohë që materialet zgjedhore janë dërguar në Lundër, ku aktualisht po kryhet edhe djegia e tyre Drejtoresha e logjistikës në KQZ, Erida Dobrusha bëri të ditur se nuk janë kërkuar kuti nga prokuroria e Tiranës, por vetëm nga prokuroritë e rretheve Shkodër, Lushnje, Berat dhe Përmet të cilat kanë tërhequr materiale në bazë të padive të ngritura. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi aktin për djegien e fletëve në datën 26 Shtator, ndërsa votimi për djegien e fletëve, kaloi unanim me 7 vota pro. Sipas zyrtarëve të KQZ-së, në një ditë do të digjen 800 – 1000 kuti.


