Anija turke “Renia 1” u mbyt në Adriatik pas një përplasje me tragetin e linjës Durrës-Bari, “Ankara”. Nga përplasja humbën jetën tetë marinarë të anijes “Renia 1” dhe vetëm dy prej anëtarëve të ekuipazhit arritën të shpëtonin. Ende nuk është gjetur asnjë gjurmë nga tetë marinarët e zhdukur në det. Sot për kërkimin e marinarëve janë nisur dy anije; ajo shqiptare “Iliria” dhe anija turke, “Barbaros”.


