Trupi i pajetë i ish diktatorit pritet të mbërrrijë nga qyteti i Misratës, ndërsa ka skenarë të ndryshëm për mënyrën se si është vrarë ish koloneli. Por, bashkë me të mësohet se ka humbur jetën edhe djali i tij Mussati. Fillimisht u deklarua se koloneli kishte vdekur rrugës për në spital, për shkak të plagëve në të dyja këmbët, që kishte marrë gjatë sulmit. Ndërkohë që Al Xhazira, pak minuta më vonë, raportoi se Gadafi është vrarë gjatë përleshjeve. Një tjetër media, tv i Libisë, raporton se koloneli është vrarë me një plumb në kokë, ndërsa një tv mik i Gadafit përgënjeshtroi tërësisht lajmin. Rebelët thanë se Gadafi ishte i armatosur me një pistoletë të artë dhe ishte i veshur me uniformë ngjyrë kaki.
Libi | Vritet kolonel Gedafi
Saturday, January 17, 2026
RELATED ARTICLES


