Doganierët grekë në pikën e Kapshticës kanë nisur një grevë katër-ditore, të cilën ata e kishin paralajmëruar më herët. Në këtë doganë lejohet vetëm kalimi i udhëtarëve të cilët kalojnë në këmbë kufirin dhe jo përpunimi i automjeteve private e atyre të eksport-importit me vendin fqinj. Por, greva e doganierëve grekë të Kapshticës ka vijuar zinxhir edhe në doganën e Kakavijës ku mëngjesin e sotëm doganierët grekë kanë bllokuar traun nga kalojnë automjetet duke lejuar vetëm kalimin e këmbësorëve përtej dy anëve të kufirit greko-shqiptar e anasjelltas. Policia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtar informon qytetarët se në Pikat e Kalimit Kufitar me shtetin grek, vazhdon të mos lejohet kalimi i automjeteve, por vetëm i udhëtarëve, për shkak të grevës së punonjësve të Doganës greke. “Për sa më sipër, lusim qytetarët që të marrin masat e nevojshme, pasi në të gjitha pikat e kalimit me Greqinë do të bëhet vetëm përpunimi i personave. Për çdo informacion të mëtejshëm lidhur me ndërprerjen e kësaj greve do t’ju informojmë në vazhdimësi”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.
Shqipëri | Vijon bllokimi i pikave kufitare me Greqinë
Saturday, January 17, 2026
RELATED ARTICLES


