Tiranë | Këshilli Bashkiak: socialistët do të kërkojnë shkarkimin e Kosovrastit

Saturday, January 17, 2026

Këshilltarët demokratë kanë nisur votimin e rendit të ditës me 12 pika, ndërsa të majtët kanë reaguar menjëherë duke kundërshtuar votimin. “Votimi për rendin e ditës është skandaloz. Votojnë njerëz që nuk kanë marrë mandatet”, deklaroi kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi. Kreu i Këshilli, Kosovrasti ka replikuar me këshilltarin e majtë. “Nuk mund të merrni fjalën me dhunë, nuk iu është dhënë fjala”, iu drejtua ai Dalipi, ndërsa kërkoi edhe një herë votimin në sallë, ku për miratimin e rendit të ditës kërkohen 27 vota. Palët kanë replikuar pasi në bazë të numërimit të votave të hapura, 26 këshilltarë votuan pro rendit të ditës, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të socialistëve. Duke këmbëngulur se votimi ishte në shkelje të ligjit, të majtët u larguan nga salla. “Do të bëjmë kërkesë për shkarkimin e kryetarit të Këshillit, Kosovrasti”, tha Dalipi ndërsa largohej nga salla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -